Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të Përdorimit

Asnjë shërbim, produkt apo material i LS nuk është menduar dhe as dedikuar personave të cilët nuk kanë mbushur moshën madhore prej 18 vjeç dhe me këtë rast, në çfarëdo mënyre, përdorimi apo aksesimi, i shërbimit, produkteve apo i faqes së LS është rreptësishtë i ndaluar dhe mund të jetë i dënueshëm. Me përdorimin apo aksesimin e cilësdo faqe të kompanisë dhe asaj Lidhjeserioze.com ju deklaroni se jeni mbi 18 vjeç.
  1. 1. Pranimi i Kushteve

    • 1.1 Lidhjeserioze ka vënë në dispozicion në mënyrë të hapur ose brenda llogarisë suaj, materiale të cilat paraqesin përmbajtjen e marrëveshjes ndërmjet Përdoruesit (në vazhdim referuar si „Përdoruesi“) dhe Lidhje Serioze (në vazhdim referuar si „LS apo Lidhje Serioze“) materialeve të tjera orientuese apo rregulla të tjera me të cilat LS vënë në dijeni, i njofton dhe i mbanë të informuar të gjithë përdoruesit rreth të gjitha rregullave dhe kushteve të përgjithshme dhe të veçanta.
    • 1.2 Me regjistrimin dhe verifikimin e llogarisë në LS, përdoruesi deklaron se ka lexuar, kuptuar dhe është pajtuar me Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të Përdorimit të platformës dhe shfrytëzimit si dhe përdorimit të faqes së internetit në www.LidhjeSerioze.com
    • 1.3 Materialet e tjera orientuese, siç janë Ndihma e përdorimit, ndihma rreth regjistrimit, aktivizimi dhe mirëmbajtja e llogarisë, kodi i sjelljes dhe materiale të tjera, të publikuara aktualisht apo që do të publikohen në të ardhmen në adresën ose adresat e Lidhjeserioze janë pjesë përbërëse të Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme dhe të veçanta të Përdorimit.
    • 1.4 Lidhje Serioze ruan të drejtën për aktualizimin, ankimimin, rishikimin, anulimin e pjesshëm apo të tërësishëm të një ose më shumë pjesëve të përmbajtjes së të gjitha materialeve, kushteve, rregullave, materialeve për ndihmë, dizajnit, formave, përmbajtjes së formave, llojeve të pagesave pa pasur nevojë që paraprakisht të informojë përdoruesit.
    • 1.5 LS do të bënë të gjitha përpjekjet e mundshme por nuk garanton për të mbajtur përdoruesit e informuar me ndryshimet e mundshme qoftë në funksionet ekzistuese apo të reja.
  2. 2. Kostot dhe pagesat

    1. 2.1 Përveç abonimeve dhe pakove me kosto fikse, Lidhje Serioze mund të ofrojë, kohë pas kohe, edhe zbritje të çmimeve përmes promovimeve, kuponëve për ulje të çmimeve mujore, periodike apo vjetore të cilat vlejnë për kohë të caktuara kohore.
    2. 2.2 Nëse keni blerë abonim duke shfrytëzuar njërën nga zbritjet apo kuponët, pako juaj mund të blihet vetëm për periudhën e dhënë paraprakisht dhe nuk mund të ndryshohet nga përdoruesi. Vazhdimi i abonimit nuk aplikon ulje për periudhën e re.
    3. 2.3 Nëse keni krijuar një llogari falas, në fund të plotësimit të formës do t‘ju kërkohet të plotësoni të dhënat financiare, të cilat do të ruhen dhe pas skadimit të afatit provues (24-48) orë, do të aplikohet pagesa.
    4. 2.4 Për aq kohë sa llogaria juaj është aktive në LS, pagesa për këtë kohë duhet të bëhet, qoftë mujore, periodike apo vjetore) duke u llogaritur prej datës kur keni bërë regjistrimin (pra ditën e parë të regjistrimit tuaj). Nëse keni ruajtur të dhënat bankare në metodën e pagesës, ju i keni dhënë pajtimin tuaj LS për të mos kërkuar autorizim të mëtejmë për aplikimin e pagesës vijuese.
    5. 2.5 Nëse pagesa duhet të bëhet përmes autorizimeve bankare apo formave të tjera që kërkojnë nënshkrimin tuaj fizik, ky nënshkrim do të përdoret për aq kohë sa llogaria juaj do të jetë aktive.
    6. 2.6 LS mund të shfrytëzon palë të treta të autorizuara për të realizuar pagesat me kartela kreditore apo kartela të tjera bankare të cilat përdoren me operatorë ndërmjetësues.
    7. 2.7 Edhe nëse doni ndërprerjen e llogarisë para afatit për të cilin keni kryer pagesën, shuma e paguar për atë periudhë nuk kthehet. Llogaria juaj do të mbetet aktive deri më ditën për të cilën keni paguar. LS nuk do të realizon as kërkon pagesa për periudha jashtë asaj për të cilën keni paguar.
  3. 3. Kushtet e pagesës

    1. 3.1 Pagesat mund të bëhen përmes bankës, Kartelave kreditore Visa, Master, Maestro, American Express, operatorëve Paypal, Western Union, Moneygram sidhe metodat e pagesave Dorazi/Cash apo në zyrat ose tek partnerët e publikuar të Lidhjeserioze.
    2. 3.2 Pagesat përmes bankës, Paypal me kartelë krediti u nënshtrohen rregullave të autoriteteve përkatëse. Në raste kur LS pranon ankesë apo kërkesë për rimbursim të mjeteve nga institucionet financiare, administrata e LS mund ta pezullon llogarinë e përdoruesit në fjalë dhe do të kërkojë rimbursimin e mjeteve për kohën përgjatë së cilës përdoruesi ka shfrytëzuar apo përdorur platformën e LS.
    3. 3.3 Çdo blerje e një pako duhet të ketë dëshminë e pagesës në njërën nga metodat e pranueshme nga LS. Pagesat dorazi (Cash) në zyrë apo tek partnerët e autorizuar të LS duhet të përmbajnë patjetër numrin e referencës të cilën e pranoni në momentin kur e keni përfunduar porosinë.
    4. 3.4 Për ta përdorur llogarinë e tij/saj, përdoruesi duhet ta ketë bërë pagesën për pakon të cilën e ka zgjedhur. Pagesa nga përdoruesi duhet të ketë arritur brenda 24-48 orëve në xhirollogarinë e LS. Nëse pagesa nuk ka arritur të regjistrohet në xhirollogarinë e LS brenda këtij afati, platforma do ta bënë de aktivizimin e profilit dhe nuk do të mund ta përdorni më tutje.
    5. 3.5 Platforma ka proces të automatizuar të paralajmërimit të afatit të pagesës, qoftë për abonime ekzistuese apo të reja. Përmes një emaili të automatizuar, LS njofton abonuesit me afatin e skadimit të abonimit, 14 ditë, 7ditë dhe 24-48 orë para skadimit të abonimit, duke i dhënë kështu mundësinë e parandalimit të ndërprerjes së shërbimit.
    6. 3.6 Derisa nuk ka marrëveshje tjetër me shkrim ose ligji nuk e përcakton ndryshe, pagesat nuk mund të kthehen mbrapa. Pagesa e miratuar duhet të parapaguhet dhe të realizohet në fillim. Derisa nuk ka marrëveshje tjetër me shkrim ose ligji nuk e përcakton ndryshe, pagesat nuk mund të kthehen mbrapa.
  4. 4. Përshkrimi i fushës së shërbimeve

    1. 4.1 LS me faqen e saj u ofron përdoruesve shërbime ndërmjetësimi me mundësi njoftimesh online, mundësi bashkëbisedimi dhe shkëmbime kontaktesh ndërmjet përdoruesve.
    2. 4.2 Kushti i regjistrimit dhe përdorimit të llogarisë është mosha madhore prej 18 vjeç.
    3. 4.3 Krijimi dhe regjistrimi i llogarisë është falas dhe përdoruesi nuk i nënshtrohet asnjë obligimi. Regjistrimi i llogarisë mund të bëhet duke plotësuar dhe dërguar të dhëna, si Emër, Mbiemër, Gjinia, e-mail adresa dhe fjalëkalimin (password).
    4. 4.4 Përdorimi i llogarisë dhe shërbimit të përshkruar mund të bëhet pas pranimit të pagesës.
    5. 4.5 LS bënë gjithçka që është e mundur për të kontrolluar profilet, përmbajtjen, të dhënat personale, si në aspekt të saktësisë dhe vërtetësisë ashtu edhe të cilësisë së informatave. LS në asnjë mënyrë, në asnjë moment dhe për asnjë kusht nuk garanton dhe as nuk mund të bëhet përgjegjëse në raste kur nuk rezultojnë si të tilla.
    6. 4.6 LS nuk garanton dhe as nuk mund të bëhet përgjegjëse për përmbajtjen e informacioneve apo të dhënave personale të përdoruesve. Çdo përdorues mbanë përgjegjësi etike dhe penale për deklarimet e të dhënave dhe informacioneve të tij.
    7. 4.7 Çdoherë pa përjashtim, përdoruesi është përgjegjës për t’u siguruar se shërbimi i blerë përdoret për qëllimin e ofruar, ashtu siç është i obliguar dhe mbanë përgjegjësi për të mos tjetërsuar pronësinë e llogarisë, mospërdorim të përbashkët me persona të tretë, mos transferim të llogarisë tek persona të tjerë, ashtu siç mbanë përgjegjësi për të mos e zbuluar fjalëkalimin (Password) tek asnjë person dhe në asnjë vend ku mund të jetë i ekspozuar çfarëdo rreziku.
    8. 4.8 LS ruan të drejtën e anulimit, pezullimit, ndalimit apo edhe ndërprerjes, qoftë të përhershëm apo përkohshëm, në çdo kohë dhe pa kushte të llogarisë apo llogarive të përdoruesit.
    9. 4.9 Përdoruesi ka të drejtë të mbajë vetëm një llogari dhe posedimi i më shumë se një llogarie nga përdoruesi i njëjtë, konsiderohet shkelje e këtyre dispozitave.
    10. 4.10 Me blerjen dhe pagesën e pakos përdoruesi pranon një numër të caktuar të mundësive funksionale në panelin e administrimit të profilit të tij/saj. Çdo dërgim i një zemre, LS kalkulon një përdorim shërbimi, derisa numrin e bisedave të njëkohshme e llogarit me numrin e hapur të kanalit të komunikimeve përmes Chatit të ofruar në nivelin e katërt (4) të lidhjes së partnerëve.
    11. 4.11 Lidhjeserioze garanton 99,6% disponueshmërinë e shërbimit, të llogaritur për vitin kalendarik. Nuk janë të përfshira në këtë përqindje nga LS dështimet eventuale si pasojë e rasteve të paparashikueshme të problemeve teknike, të internetit apo vonesave të mirëmbajtjes.
  5. 5. Marrëveshja - e drejta e anulimit apo tërheqjes nga marrëveshja

    1. 5.1 Shkelja ose shmangja me apo pa qëllim, me apo pa vetëdije e këtyre rregullave kushteve konsiderohet si shkelje serioze e këtyre dispozitave të përcaktuara dhe si e tillë mund të çojë deri në pezullimin apo anulimin e marrëveshjes së përdoruesit dhe me këtë rast anulimit të kësaj marrëveshje, pavarësisht nëse përdoruesi mund të ketë afat të hapur të abonimit.
    2. 5.2 Përdoruesi ka të drejtë të tërhiqet dhe ta anulojë këtë marrëveshje, në rastet kur LS nuk ka arritur t’i përmbushë ose t’u përmbahet shërbimeve të premtuara apo nëse LS ka dështuar të mirëmbajë shërbimet e premtuara në mënyrë që përdoruesi të ketë mundësi të përdorimit të pandërprerë të shërbimit.
    3. 5.3 Përdoruesi mund ta anulojë abonimin e tij gjatë afateve të parapara të bërë për kohëzgjatjen e abonimit në momentin kur e ka blerë dhe paguar paketën. Anulimi i abonimit para mbarimit të kohëzgjatjes së abonuar, nuk nënkupton kthimin apo rimbursimin e mjeteve të paguara në llogarinë e LS. Rimbursimi apo kthimi i mjeteve për kohëzgjatje të mbetur nuk aplikohet.
  6. 6. Marrëveshja dhe kohëzgjatja

    1. 6.1 Çdo abonim aktiv, varësisht nga përzgjedhja e përdoruesit, ka të paracaktuar kohëzgjatjen e caktuar nga LS. Për aq kohë sa abonimi është i paguar, shërbimet e LS do të ofrohen të pandërprera dhe të paredaktuara.
    2. 6.2 Përdoruesi mund të ndërpresë marrëveshjen duke mos e vazhduar apo duke e mbyllur llogarinë. Në rast se në kohën e mbylljes së llogarisë, bilanci është aktiv, mjetet nuk kthehen dhe ato nuk mund të transferohen dhe as të tërhiqen. Llogaria do të ruhet deri kur ka skaduar afati i pagesës.
    3. 6.3 LS ruan të drejtën ekskluzive dhe të pa tjetërsuar për mbylljen, anulimin, ndërprerjen, reduktimin apo edhe mbylljen e plotë të llogarisë, në raste kur përdoruesi ka bërë shkelje të këtyre dispozitave, ka keqpërdoruar apo tentuar të bëjë një gjë të tillë, ka kërcënuar apo është përpjekur ta përdori llogarinë për qëllime të dyshimta ose të cilat nuk janë në pajtim me dispozitat e LS.
    4. 6.4 Përdoruesi ka të drejtë të tërhiqet dhe ta anulojë këtë marrëveshje, në rastet kur LS nuk ka arritur t’i përmbushë ose t’u përmbahet shërbimeve të premtuara apo nëse LS ka dështuar të mirëmbajë shërbimet e premtuara në mënyrë që përdoruesi të ketë mundësi të përdorimit të pandërprerë të shërbimit.
    5. 6.5 LS nuk ofron marrëveshje të veçanta dhe as nuk lejon lidhjet e marrëveshjeve verbale.
    6. 6.6 Kontrata e anëtarësimit me pagesë do të zgjatet automatikisht, nëse përdoruesi në pagesën e parë ka zgjedhur si opsion renovimin automatik. Përndryshe pas skadimit të abonimit të caktuar përdoruesi duhet vazhduar abonimin në mënyrë manuale, duke bërë pagesën paraprakisht.
  7. 7. Përgjegjësia e Lidhje Serioze & Përdoruesit

    1. 7.1 Lidhje Serioze bartë përgjegjësi të plotë për të ofruar shërbimin, mundësisht, pa ndërprerje, pa pengesa teknike, pa vështirësi për hyrje/dalje të përdoruesve në llogarinë e tij/saj si dhe për të ofruar ndihmë, sqarime dhe mbështetje teknike përmes operatorëve online, punonjësve në administratën e kompanisë, thirrjes telefonike dhe asistimit në raste kur përdoruesi ka kërkuar një gjë të tillë.
    2. 7.2 Përgjegjësia në raste kur përdorues të caktuar kanë mundur të mos respektojnë kodin e sjelljes, rregullat dhe kushtet e LS bie mbi vet personin dhe LS nuk mund të bëhet përgjegjëse.
    3. 7.3 Secili përdorues obligohet dhe ka përgjegjësi ta paraqesë përdorues të tjerë kur ka vënë re apo ka dyshuar me arsye se profili tjetër është jo-real, i bezdisshëm, ka përmbajtje të palejuar apo kur sjelljet e tij/saj janë jashtë etikës dhe dispozitave të LS.
    4. 7.4 LS nuk është përgjegjëse për mënyrën e sjelljes dhe veprimet e personave të paautorizuar.
    5. 7.5 LS do të kujdeset që të mbyll profilet e përdoruesve që kanë të dhëna të pasakta, të dyshimta si dhe kur LS konsideron se përdoruesi nuk është duke respektuar Kodin e Sjelljes.
    6. 7.6 Përdoruesi garanton se të dhënat e siguruara janë të vërteta dhe përshkruajnë personalisht atë. Palët kontraktuese janë dakord, që LS ka të drejtë të vlerësoi vërtetësinë e të dhënave gjithashtu.
    7. 7.7 Konsumatori bie dakord për të përdorur shërbimet e LS vetëm në një mënyrë, ose për qëllime që nuk shkelin këto kushte dhe rregulla të përgjithshme apo të drejtat e palëve të treta.
    8. 7.8 Abonentëve do te ju ndalohen në veçanti këto pika:
      1. 7.8.1 Shpërndarja e përmbajtjeve qe mund të kenë natyrë raciste, pornografike, të dhunës, tallje apo jo etike. Gjithashtu është e ndaluar shpërndarja e informacioneve që mund të shkelin dinjitetin njerëzor apo të ngjashëm dhe shkelja e këtyre të drejtave dënohet me kod penal dhe mbrohen nga ligji, siç janë, p.sh.: Abuzimi, ngacmimi, shpifja apo kërcënimi i përdoruesve të tjerë dhe cenimi i të drejtave personale të palëve të treta.
    9. 7.9 Është e ndaluar të ngarkoni të dhëna të cilat mund të përmbajnë viruse, programe apo kode për qëllime infektimesh ndaj përdoruesit tjetër të çfarëdo lloji. Hyrja dhe fjalëkalimet personale nuk mund të ju jepen palëve të treta apo përdorën më palët e treta bashkërisht.
    10. 7.10 Kopjimi i çdo mesazhi, të dhëne, informacione apo pamje të bisedave mes partnerëve konsiderohet jo-etik, jashtë këtyre dispozitave dhe cenim i privatësisë së tjetrit dhe si veprime të tilla, janë të dënueshme me ligj dhe mund të ndiqen penalisht. Përgjimi i çdo mesazhi apo përpjekja për përgjim është e ndaluar.
    11. 7.11 Përdoruesi e ka të ndaluar shpërndarjen komerciale, propagandistike apo përdorimin e llogarisë për qëllime përfitimi komercial. Nuk mund të bëhen reklama për çfarëdo lloj shërbimi apo mallrave në asnjë mënyrë. Në raste kur përdorues kanë mundur të shkelin këtë dispozitë, LS ka të drejtë të kërkojë kompensim të dëmit.
  8. 8. Bllokimi i llogarive në rast dyshimi

    1. 8.1 LS ka të drejtë në rast të ankesës së arsyeshme nga një palë e tretë, si dyshim për shkelje te të drejtave apo kundërshtim në raport me rregullat dhe kushtet e përgjithshme, të mbyllë apo bllokojë atë përmbajtje të përdoruesit, të cilat shkaktojnë ankesë apo kanë ngritur dyshime. E drejta për mbyllje të menjëhershme i takon LS dhe mbetet e paprekur.
    2. 8.2 Nëse një përdorues mund të pretendon dhe të kërkojë bllokim apo mbyllje të llogarisë apo/ose ka parashtruar vërejtje ose ankesë ndaj LS, Lidhjeserioze, me qëllim të qartësimit të rastit, e ruan të drejtën për pezullim të përkohshëm të llogarisë për të mundësuar kështu zgjidhjen optimale të pretendimeve të mundshme ndërmjet palëve.
    3. 8.3 LS mund ta mbajë të bllokuar ose ta fshi llogarinë kur diçka e tillë mund ti kërkohet nga gjykata ose nga autoritetet shtetërore. E njëjta vlen, nëse fshirja apo bllokimi është i nevojshëm për të parandaluar dëme të mundshme ndaj LS apo klientëve tjerë.
    4. 8.4 Detyrimi i klientit për të realizuar pagesën e abonimit, e cila është rregulluar me kontratë mbetet i pandryshueshëm dhe i paprekur pavarësisht nëse një llogari e një apo më shumë përdoruesve janë bllokuar, pezulluar apo mbyllur si rezultat i përmbajtjeve apo sjelljeve. Përderisa qasja e klientit në shërbimet e paguara bllokohet dhe pastaj vërtetohet që bllokimi nuk ka qenë i arsyeshëm, atëherë mund të diskutohet nga rasti në rast edhe zgjatja e afatit të përdorimit në përputhje me rrethanat me qëllim të kompensimit të kohës së pashfrytëzuar.
    5. 8.5 Në raste kur përdorues të platformës kanë raportuar një profil apo llogari apo kur anëtarë të tjerë janë ankuar ndaj përdoruesve, LS ruan të drejtën e pezullimit të menjëhershëm deri në përfundimin e vlerësimit të rastit të raportuar. Mbyllja e përhershme e llogarisë nuk përjashtohet, derisa vendimi për kthimin ose jo të mjeteve bëhet sipas KRrPP.
  9. 9. Verifikimi i të dhënave, verifikimi i të kaluarës dhe siguria

    1. 9.1 Lidhje Serioze nuk ndërmerr asnjë lloj veprimi për të verifikuar saktësinë e të dhënave të personave të cilët regjistrohen në platformën e LS,
    2. 9.2 Me qëllim të ruajtjes dhe ndërtimit të profileve cilësore, LS ndërmerr kontrolle të kohëpaskohshme të profileve të regjistruara dhe në raste të dyshimta, LS ruan të drejtën e kërkimit të verifikimit të atyre të dhënave nga personat e regjistruar në profil,
    3. 9.3 LS verifikon të dhënat e detajuara për profilet të cilat kërkojnë të vendosin një status si profil i verifikuar në profilin e tyre,
    4. 9.4 LS mund të pranon raportime të profileve të dyshimta, të profileve me sjellje të shqetësuese, profile me të dhëna të dyshimta dhe në këto raste LS ruan të drejtën e kërkimit të verifikimit të të dhënave të profilit në fjalë.
    5. 9.5 LS merr për bazë disa lloje të dokumenteve për verifikimin e profileve të dokumenteve si më poshtë, të cilat personi në fjalë identifikohet me fotografi personale:
      1. 9.5.1 Pasaportën e personit,
      2. 9.5.2 Kartën e Identitetit
      3. 9.5.3 Patentë shoferin
    6. 9.6 Procesi i verifikimit bëhet nga punonjës të kompanisë, dhe duhet të ndiqet këta hapa:
      1. 9.6.1 Sistemi i LS i gjeneron një i kod unik,
      2. 9.6.2 Personi në fjalë duhet ta shkruan me dorë këtë kod unik,
      3. 9.6.3 Personi në fjalë duhet ta mbajë në dorë kodin unik dhe të bënë një fotografi ku fytyra e personit në fjalë duhet të jetë qartë e dukshme dhe lehtë e identifikueshme,
      4. 9.6.4 Fotografia në të cilën shihet kodi dhe personi dërgohen në formën e dhënë nga LS
    7. 9.7 Në raste të dyshimta, në raste kërcënimi apo në raste kur përdoruesit kanë raportuar se janë shqetësuar ose u janë kërkuar para ose janë kërcënuar në mënyra të tjera, LS në mënyrë të menjëhershme do të raporton këta persona tek organet e drejtësisë në shtetin nga ku janë regjistruar dhe do të bllokon hyrjen në llogarinë e tyre.
    8. 9.8 Nëse LS pranon kërkesa nga organet e drejtësisë, qoftë në Republikën e Shqipërisë apo në shtetet ku personat jetojnë, LS ruan të drejtën për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe me këtë rast për të dërguar të gjitha informacionet në dispozicion.
    9. 9.9 Çdo përmbajtje e profilit duhet të konsiderohet dhe trajtohet me të dhëna PRIVATE, dhe si e tillë i nënshtrohet legjislacionit të mbrojtjes së të dhënave personale dhe ligjit për mbrojtjen e privatësisë. Çdo përdorim i mundshëm pa dijeninë e bashkëbiseduesit, kopjim, fotografim apo shpërndarje jashtë Chatit të bashkëbiseduesit, do të trajtohet si cenim dhe shkelje e privatësisë së personit në fjalë.
    10. 9.10 LS mund të pranon nga secili përdorues me përdorimin e llogarisë të tij/saj, ka deklaruar dhe e pranon se të gjitha profilet e definuar më poshtë, profilet e anëtarëve, informacionet, përshkrimet, përmbajtja, të dhënat, grafiket, fotografitë, video, audio, tekstet, dokumentet, emërtimet, shërbimet, teksti në Chat gjatë komunikimit me anëtarë të tjerë, komunikimet me e-mail në çfarëdo forme me stafin e LS, anëtarët e tjerë apo përdorues, në çfarëdo mënyre apo për çfarëdo arsye, janë, mbeten dhe duhet të konsiderohen dhe respektohen si pronë të palës respektuese apo pronë intelektuale e LS dhe markave tjera tregtare.
  10. 10. Përmbajtja rreth informacioneve dhe privatësia

    1. 10.1 Secili përdorues me përdorimin e llogarisë të tij/saj, ka deklaruar dhe e pranon se të gjitha profilet e definuar më poshtë, profilet e anëtarëve, informacionet, përshkrimet, përmbajtja, të dhënat, grafiket, fotografitë, video, audio, tekstet, dokumentet, emërtimet, shërbimet, teksti gjatë komunikimit me anëtarë të tjerë, komunikimet me e-mail në çfarëdo forme me stafin e LS, anëtarët e tjerë apo përdorues, në çfarëdo mënyre apo arsye, janë, mbeten dhe duhet të konsiderohen dhe respektohen si pronë të palës respektuese apo pronë intelektuale e LS dhe markave tjera tregtare.
    2. 10.2 Çdo informacion që ju shkëmbeni me anëtarë të tjerë, e dhënë e profilit jo publik, fotografi transparente, bisedë nga shkëmbimi i mesazheve brenda profilit, komunikim apo bisedë në Chat apo përmes emailave, janë të dhëna PRIVATE të cilat duhet të respektohen dhe të trajtohen si të tilla. Këto të dhëna u nënshtrohen ekskluzivisht dispozitave ligjore në fuqi rreth Mbrojtjes së Privatësisë dhe cenimit të integritetit personal dhe janë të dënueshme me ligj.
  11. 11. Adresat e kompanisë

    1. 11.1 Në Shqipëri Lidhje Serioze operon në adresën:
      Adfinitas Shpk.
      Rruga Myslim Shyri, 1000 Tiranë, Republika e Shqipërisë
      Në Kosovë Lidhje Serioze operon në adresën
      Qyteza Pejton, Rruga Lorenc Antoni 31, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
      Në Europë Lidhje Serioze operon në adresën
      Gallusstrasse 1, 6010 Kriens, Switzerland
    2. 11.2 Adresat elektronike me të cilat operon Lidhje Serioze:
      Faqja zyrtare: http://www.lidhjeserioze.com
      E-mail komunikimet zyrtare me të abonuar bëhen nga: [email protected]
      E-mailet automatik të platformës vijnë vetëm nga: [email protected]
      E-mailet për verifikim të profileve bëhen nga: [email protected]
    Stafi i LS komunikon vetëm me email adresat e formatit [email protected] Asnjë email, adresë apo faqe tjetër e cila nuk është e paraqitur në Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme nuk është pjesë e Lidhje Serioze dhe duhet t’i shmangeni në çdo mënyrë komunikimeve sidhe ta raportoni në e-mail adresën [email protected]
  12. 12. Ndryshimet në Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të Përdorimit

    1. 12.1 Kushtet dhe Rregullat e përgjithshme të publikuara në adresën www.lidhjeserioze.com/KRrPP përbëjnë Kontratën dhe Marrëveshjen ndërmjet përdoruesit të regjistruar në platformë në njërën anë, dhe kompanisë në anën tjetër.
    2. 12.2 Regjistrimi në platformë paraqet marrëveshjen përfundimtare ndërmjet palëve dhe në cilindo rast duhet t’u referohemi atyre.
    3. 12.3 Versioni i publikuar në këtë adresë të faqes paraqet gjithmonë Kushtet dhe Rregullat përfundimtare të Përdorimit dhe zëvendëson çdo version tjetër të mëhershëm të Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme të Përdorimit.
    4. 12.4 Kompania ruan të drejtën e ndryshimit në kushte dhe rregulla të përgjithshme më efekt të menjëhershëm apo për një të ardhme, me kusht që rregullat dhe dispozitat esenciale të kontratës mos të prekën dhe kur këto ndryshime janë indikatorë për zhvillim.
    5. 12.5 Ndryshimet e legjislacionit të organeve apo autoriteteve shtetërore të natyrës së veprimtarisë së kompanisë bëhen të plotfuqishme në momentin e hyrjes në fuqi, pavarësisht nëse janë reflektuar në KRrPP e kompanisë apo jo. Megjithatë hyrja në fuqi e legjislacionit apo ndryshimeve shtetërore të cilat mund të prekin natyrën e veprimtarisë së kompanisë, nuk marrin efekt nëse me ato ndryshime janë prekur Kushtet dhe Rregullat esenciale të kompanisë, siç mund të jenë: mënyra e procesimit të të dhënave, mënyra e ruajtjes apo trajtimit të të dhënave të abonentëve, misioni, vizioni, çmimet dhe kostot, funksionet e platformës, krijimi dhe ruajtja e profileve, algoritmet e procesimit, krahasimit dhe sugjerimit, algoritmet e kalkulimeve dhe krahasimit të të dhënave të profilit.
    6. 12.6 Në raste kur legjislacioni mund ta obligon kompaninë të reflekton, afatet e nevojshme të implementimit dhe programimit për platformën duhet të vlerësohen nga rasti në rast.
    7. 12.7 Ankesat ndaj KRrPP mund të bëhen në rrugë dhe procedura zyrtare të cilat janë të parashikuara me Ligj në Republikën e Shqipërisë. Kopje e çdo ankese duhet të dërgohet në adresën zyrtare të specifikuar në Nenin 11 të KRrPP.
  13. 13. Dispozitat përfundimtare

    1. 13.1 Aplikohet Ligji dhe dispozitat ligjore në Republikën e Shqipërisë.
    2. 13.2 Marrëveshjet verbale apo marrëveshje të tjera me shkrim nuk vlejnë.
    3. 13.3 Nëse ndonjë dispozitë e kësaj marrëveshjeje bëhet tërësisht ose pjesërisht e pavlefshme, kontrata me pjesën e mbetur mbetet e vlefshme.
    4. 13.4 Juridiksioni për të gjitha kontestet që dalin nga marrëdhëniet kontraktuale në mes të klientit dhe ofruesit është selia e LS.
    Versioni i fundit i aktualizuar më: 24.10.2016